Islami: Deklarata e Petkoviqit përpjekje për të ndikuar në zgjedhje

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke i cilësuar ato si përpjekje për të ndikuar në zhvillimet politike në Kosovë dhe në proceset zgjedhore.

“Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petković, ka vazhduar me reagimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për, siç e quan ai, “terror institucional” ndaj serbëve në Kosovë, veçanërisht pas arrestimit të shtatë drejtuesve të institucioneve serbe. Njëkohësisht, Petkoviq përpiqet vazhdimisht ta paraqesë Lista Serbe si përfaqësuesen e vetme legjitime të komunitetit serb në Kosovë”, tha ai.


Sipa stij, në të njëjtën kohë, ai ka intensifikuar sulmet politike ndaj Nenad Rašić, të cilin e cilëson si bashkëpunëtor të Kurtit dhe tradhtar të interesave serbe.

“Kjo retorikë lidhet me faktin se Rašić konsiderohet një sfidë politike për Listën Serbe, pasi ai përfaqëson një alternativë politike serbe që bashkëpunon me institucionet e Kosovës. Për pasojë, diskursi ndaj tij është bërë gjithnjë e më agresiv, me synimin për ta delegjitimuar para elektoratit serb”, ka shkruar Islami në Facebook”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit