Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandatëve

Kryesia e PDK-së që drejtohet nga Kryetari Bedri Hamza, Sekretarja e Përgjithshme Vlora Çitaku dhe Nënkryetari i parë, Uran Ismaili, kishin vendosur që të refuzojnë kërkesën e Fatmir Limajt që të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputet.

Në media është raportuar se deri te ky qendrim i PDK-së ka ardhur për shkak të refuzimit të pranimit të Fatmir Limajt nga i ashtuquajturi grupi i “Bon Vivantit” brenda kësaj partie, që aludohet se përbëhet nga Uran Ismaili, Vlora Çitaku e Abelard Tahiri.


Por Fatmir Limaj ishte treguar më zemërgjerë me këtë parti, duke pranuar kërkesën e tyre që t’i mbështes në fushatën e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sot, PDK-ja ka mbajtur tubim në vendlindjen e Fatmir Limajt, Malishevë, komunë kjo që udhëhiqet nga NISMA.


Në këtë tubim është parë pjesëmarrje e madhe, e cila kryesisht vjen për shkak të mbështetjes së madhe që atje e gëzon Fatmir Limaj.

Por ajo që u vërejt në pamjet e publikuara nga tubimi, është fakti se Bedri Hamza nuk është ulur afër Fatmir Limajt, por afër grupit të “Bon Vivantit”.


Ndërsa, Fatmir Limaj shihet i ulur pranë ish komandantëve të UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrahman Rama. Afërsia e Limajt në këtë zgjedhje me Lushtaku vjen kryesisht për faktin se kryetari i Skenderajt kishte qenë mbështetja më e fuqishme e Limajt për të hyrë në PDK-së në kohën kur diskutohej kjo çështje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit