Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj dy kandidateve të kësaj partie nga rajoni i Mitrovicës dhe Vushtrrisë, duke i cilësuar ato si gra profesioniste dhe me përvojë të dëshmuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka vlerësuar kandidaturen e Brikena Muharremi, e cila garon me numrin 32, duke e përshkruar si eksperte të drejtësisë dhe avokaten e parë shqiptare në Londër.
Po ashtu, ajo ka kërkuar votën edhe për Albana Tomori Bunjaku, e cila mban numrin 107 në listën zgjedhore, duke theksuar angazhimin e saj në komunitet dhe rrjetet e bizneseve në Suedi, si dhe kontributin në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e mërgatës me Kosovën.
Sipas Krasniqit, Kosova ka nevojë për më shumë gra profesioniste dhe të dëshmuara në politikë, ndërsa mbështetja për Muharremin dhe Tomori Bunjakun përfaqëson, sipas saj, fuqizimin e rolit të gruas në vend.










