Pas 24 vitesh kërkohet e vërteta dhe drejtësia

Shkruan: Faton Ramadani

Në rastin Hajra, dëshmitari i rremë Blerim Kiqina e kishte habitur opinionin, sepse ai kishte qenë në dasmën ku ndodhej familja Hajra, jo në vendin e krimit.

Emrat e parë që ishin në hetim ishin Kimete Krasniqi, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Muharrem Xhemajli, Skënder Halilaj dhe të tjerë,problemi kryesor ishte Kimete Krasniqi dhe Skënder Halilaj, pasi ata kishin treguar emrat e personave që dyshohej se kishin shtënë gjatë luftës.

Raportet ndërkombëtare, sipas këtij versioni, tregonin se vrasja e familjes Hajra ishte kryer për shkak të një hetimi që po zhvillohej ndaj Fadil Demakut e tjerve. Kimete Krasniqi kishte deklaruar se Hamz Hajra ishte futur në pritë, duke treguar se kishte qenë me Fadil Demakun, Jahir Demakun dhe të tjerë në aksjon.

Kimete Krasniqi ishte paraburgosur, por ishte liruar né procedur të rregullt kurse Skënder Halilajt jo.Në gjykatë ajo ishte dënuar me 7 vite burg në mungesë, por dënimin nuk e mbajti kurrë. Ky veprim tregon se urdhri për mbylljen e rastit ishte i fuqishëm.

Pas 24 vitesh janë gjetur prova që kanë rezultuar negative për të dënuarit. Sipas këtyre provave, vrasësit kanë qenë të gjatë rreth 170–175 cm dhe 170–180 cm, dhe kanë qenë vetëm dy persona me dy armë. Ndërsa të dënuarit, Burimi, Arsimi dhe Arbeni, janë mbi 192 cm të gjatë dhe atë natë ndodheshin në një ditëlindje ku kishte mbi 15 persona, madje edhe policë.

Është e vertet se Burim e Arsim Ramadani nuk kan qen shok të Fadil Demakut,kurse Ilir Demaku,Petrit Morina ishin shok te Fadil Demakut,ishin te dyshimt,ishin ne ditelindje,su arrestun.

Familja jonë nuk do të heshtë. Ne nuk jemi vrasës të fëmijëve. E vërteta e këtij rasti duhet të dalë në dritë dhe ky krim nuk do të mbyllet kurrë mbi njerëz të pafajshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit