Idrizi: Fëmijët nuk duhen përdorur politikisht

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar pas një momenti të ndodhur në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ku një fëmijë recitoi një poezi në prani të kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi publik, Idrizi ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me përfshirjen e fëmijëve në aktivitete me karakter politik.

“Kjo nuk është politika që meriton Vushtrria. Fëmijët nuk duhet të përdoren për qëllime politike”, ka shkruar ai.

Më tej, Idrizi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta vlerësojnë vetë situatën, duke e shoqëruar reagimin me fjalët: “Të dashur qytetarë ju ftoj ta vlerësoni vet”.

Reagimi i tij vjen një ditë pas tubimit elektoral të LVV-së në Vushtrri, ku para të pranishmëve dhe liderit të partisë, Albin Kurti, një fëmijë recitoi një poezi në skenë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit