Shkruan Faton Ramadani
Skenarin e kishte përgatitur Syleviq. Blerimi e kishte mësuar për 8 orë atë që duhej të thoshte para kamerave, me qëllim që menjëherë pas intervistës të shkonte në Angli.
Blerimi kishte gënjyer kur kishte deklaruar se ka qenë te ura. Në të vërtetë, ai ishte në dasmën ku kishte qenë familja Hajra. Këtë e kanë dëshmuar familjarët e familjes Hajra, si dhe dëshmitarët që ishin në atë dasmë. Blerimi nuk ka qenë në ditëlindjen e Burim Ramadanit. Emrat që kishte përfshirë në deklaratë ia kishte dhënë Syleviqi, pasi të gjithë ata që ishin në festë — mbi 15 persona — ishin dëshmitarë, dhe emrat i kishte vetëm Syleviqi.
Blerim Kiqina kishte deklaruar se Skender Halilaj e kishte organizuar vrasjen, ndërsa kishin ndihmuar Zeqir Kiqina, Florim Kiqina, Muharrem Xhemajli dhe të tjerë. Të gjithë këta u liruan të pafajshëm nga shkalla e dytë. U mbajtën vetëm 4 persona, vetëm që rasti të mbyllej me të pafajshëm.
Në këtë video, Blerimi kishte thënë se kanë gjuajtur Burimi, Arsimi dhe Arbeni. Madje kishte deklaruar se Arsimi dhe Arbeni kishin gjuajtur në drejtim të njëri-tjetrit, se u kishte mbushur karikatorët dhe se ishin shkrepur shumë fishekë.
Syleviqi tashmë e kishte përgatitur dëshmitarin për ta habitur opinionin. Problemi i vetëm ishin provat e vendit të ngjarjes. Ato u fshehën, sepse tregonin se vetura ishte qëlluar me dy armë: njëra me 22 fishekë dhe tjetra me 4 fishekë. Vrasja ishte kryer vetëm nga njëra armë, ndërsa tjetra vetëm kishte shtënë, por jo në viktima.
Provat e siguruara pas 24 vitesh tregojnë edhe gjatësinë e personave që kanë shtënë: njëri 170–175 cm dhe tjetri 170–180 cm.
Burimi, Arsimi dhe Arbeni janë mbi 192 cm të gjatë. Këto prova u fshehën vetëm që krimi të mbyllej me të pafajshëm.
Në komente do të postoj disa fakte që tregojnë të kundërtën e këtij dëshmitari të krijuar për ta habitur opinionin. Burimi, Arsimi dhe Arbeni ishin me mbi 15 veta në ditëlindje, kishin telefonat dhe thirrjet, madje kishte edhe policë në lokalin ku ndodheshin.









