Tifogrupi i FC Prishtinës, “Plisat” kanë reaguar pas vrasjes së sotme që ndodhi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku i vdekur mbeti Agron Hajdari – i njohur si “Radulla”.
Përmes një postimi në Facebook, tifogrupi “Plisat” kanë shprehur ngushëllime për anëtarin e tyre.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla. Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment”, shkruhet në postimin e Plisave.










