“Federata Shqiptare po vjen”, deklaratë e fortë e Spartak Ngjelës

Spartak Ngjela ka reaguar me një postim të fortë lidhur me çështjen shqiptare në Ballkan, duke deklaruar se “federata shqiptare me pesë shtete shqiptare po vjen”.

Sipas Ngjelës, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ngritur për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar, ndërsa ai pretendon se po rritet mbështetja ndërkombëtare për ndryshime politike në rajon.

Ai përmendi edhe idenë e një federate shqiptare që do të përfshinte Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Epirin e Veriut, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Prisni dhe shikoni!”.

Postimi i plotë:


Çështja shqiptare si bashkim shqiptar i pesë shteteve shqiptare, po vjen.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ngritur për shqiptarinë dhe gjuhën shqipe. Gjithçka tregon forcë kombëtare shqiiptare dhe qartësi në kërkesën e tyre për pavarësi.

Pushtuesit sllavë ndihen të trembu, por kuptohet se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për pavarësinl e Maqedonisë së Veriut shqiptare, e gjitha shqiptare, sepse pjesa bullgare e Maqedonisë së Veriut po bisedon për bashkimin e saj me Bullgarinë..

Po shqiptarët?

Pjesa shqiptare e Maqrdonise së Veriut, me emrin: Maqrdonia e Veriut, mendohet që të bashkohet me shtetin e Kosovës.

Dhe prandaj po kuptohet se federata shqiptare po vjen me pesë shtete Shqiptare;

Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia e Veriut dhe Epiri i Veriut..

Prisni dhe shikoni!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit