Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat që po qarkullojnë në debatin politik para zgjedhjeve.
Hoxha ka thënë se opozita, sipas tij, ka ndryshuar metodë, duke kaluar nga “thirrjet për dhunë” te thirrjet për bojkot të zgjedhjeve.
“Ndryshoi metoda. Pas thirrjes për dhunë, tani është thirrja për bojkot të zgjedhjeve. Nuk ka tjetër fantazi veç bojkotit dhe bllokimit tek opozita, madhe as analistët e tyre nuk dinë ç’të propozojnë më”, ka shkruar Hoxha.
Reagimi i tij vjen pas publikimit të një materiali ku citohet gazetari Vehbi Kajtazi të ketë thënë se opozita “nuk meriton asnjë votë nëse merr pjesë në këto zgjedhje” dhe se “Albin Kurti është kriminel”.
Postimi i Hoxhës ka nxitur reagime në rrjete sociale, në një kohë kur fushata politike në Kosovë po ashpërsohet dhe debatet mes pushtetit, opozitës dhe analistëve po marrin tone gjithnjë e më të forta.









