Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.
Lidhur me ngjarjen janë deklaruar nga Policia.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull).
Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.









