Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga Florin Krasniqi në një debat televiziv, duke i cilësuar ato si gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse të tensioneve politike.
Përmes një postimi publik, ajo kritikoi ashpër panelin në TV21, duke pretenduar se ishte i përbërë vetëm nga figura kundër kryeministrit Albin Kurti. Gjema tha se deklaratat për “gjakderdhje” dhe largim të Kurtit përbëjnë thirrje të papranueshme dhe kërkoi reagim nga organet e drejtësisë.
Ajo gjithashtu akuzoi ish-bashkëpunëtorët e Kurtit nga PSD-ja për tradhti politike dhe përpjekje të vazhdueshme për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Shkrimi i plotë:
“𝐏𝐚 𝐤𝐚𝐭𝐫𝐚𝐡𝐮𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐝𝐞𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐤𝐲 𝐧𝐮𝐤 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭”…
👉𝐅𝐥𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐒𝐃-𝐣𝐚 𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐝𝐞𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢𝐭, 𝐭𝐮𝐣 𝐞 𝐪𝐮𝐣𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 “𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫”.
Njerëz, a ka more prokuror ky ven?
Mereni me men… në panelin te TV21, krejt komplet paneli anti-pozitë, respektivisht anti-Albin.
Menon njeri, me i ndigju këta të PSD-së (parti që as pragun s’ka mujt me e kapërcy), tuj folë si ekspertë absolutë të politikës e demokracisë, habitesh.
Sipas “ekspertëve”, Albini na qenka autoritar, diktator, bile-bile edhe Hitler… edhe apelun se nuk bon, ama hiç nuk bon me bashkëpunu me të.
E kush po e thotë këtë?
Dardan Molliqaj, Florin Krasniqi, e do qisi…🤦♀️
More, a s’po guxoni me e ftu dikon prej VV-së me u ballafaqu live a?
Apo ma lehtë është me u mbledh krejt njani mas tjetrit e me lujt:
“Ngoni çka thojna na… neve qe s’po na don populli 🤪.”
Këta janë po ata njerëz që e tradhtun Albinin në kohën sa ishte në burg.
E prenë në besë.
Këta që Albini ua besoj partinë që vet e krijoi.
Këta menun që mujn me e rrëzu Albinin, me hjek qafe e me zhduk politikisht në kohën ma delikate.
Po, nuk patën sukses.
E me hjek qafe Albinin, krejt shqiptarija e dijnë se skenar i kujt ka qenë-e hala oshtë…
👉Krejt e dijnë se KUJNA I PENGON ALBINI!
Tash, me vota s’po mujnë me e rrëzu, tash (varianti dy) del Florim Krasniqi e thotë:
👤“Gjithçka që kam në jetë kam me përdor për me largu Albinin”
dhe bon thirrje se:
“Pa katrahurë e pa gjakderdhje KY nuk largohet”…
🔴 Kjo nuk është ma kritikë politike.
Kjo është gjuhë shumë e rrezikshme me t’cilën po dojnë me nxit tensione e frikë te populli.
Madje, vazhdon tuj thanë i bindun:
“Puna ka me shku keq.”
Po bon thirrje me shku në parlament e me u viktimizu “për me ndalu Albinin”, sepse sipas tij, Albini po na çojka drejt “tragjedisë kombëtare”.
Vazhdon me paralajmëru që:
“S’ka me qenë lehtë…”
‼️Çka është kjo o njerëz⁉️
Analizë politike apo përgatitje psikologjike për tensione?
Dmth këta qenkan të organizum kundër një kryeministri të zgjedhun me vullnetin e shumicës së popullit me votë.
Në shumë vende demokratike, me dalë në studio e me folë e me ba thirrje kaq lehtë për trazira, gjakderdhje e rrëzim me dhunë të institucioneve, kishte reagu prokuroria menjëherë.
Do ta kishin ndalë emisionin.
Do ta kishin ndëshku televizionin.
E këta që bojnë thirrje për gjakderdhje, i kishin marrë sonte në pyetje menjëherë, besa lidhun kishin dalë prej studios…
Le të shkon Florin Krasniqi në Amerikë e le t’bon thirrje të tilla për me largu Trump’in, kqyrne a keni me ia pa syt nja 20 vjet!
Po te na munët, edhe e bon.
Te na ‘fjala e lirë’ lejon edhe thirrje për gjakderdhje!
Edhe… vazhdojnë me prime-time show si kurgjo.









