Fadil Geci ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin elektoral të LDK-së, i cili do të mbahet më 28 maj në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Geci, i cili kandidon me numrin 42 në listën e Lidhjes Demokratike tha se “koha e fjalëve boshe ka marrë fund”, duke theksuar se LDK-ja po hap rrugën e fitores me vizion dhe përgjegjësi, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në atë që e quajti “tubimi më i madh elektoral”.
Postimi i plotë:
Koha e fjalëve boshe ka marrë fund.
Më 28 Maj, bashkohemi aty ku qytetarët flasin me zë të fortë jo propaganda, jo mashtrime, por vizion e përgjegjësi!LDK hap rrugën e fitores.
Të tjerët merren me spektakle, ne me besimin e qytetarëve.E Enjte | 28 Maj | Ora 18:00
Salla “1 Tetori”
Ejani të bashkohemi në tubimin më të madh elektoral dhe t’i tregojmë Kosovës se ndryshimi nuk ndalet! 🔥









