Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se është takuar me bashkëluftëtarë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një postimi, Rama tha se gjatë këtij takimi kanë ritheksuar përkushtimin për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës.
Ai bëri të ditur se projektligji tashmë është nënshkruar nga ai dhe 40 deputetë të tjerë.
“Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës”, ka shkruar Rama.
Në fund, kandidati i PDK-së falënderoi bashkëluftëtarët për, siç tha ai, përkrahjen e palëkundur.









