JO VITRA, POR ZHVILLIM

Shkruan Ismet Haziri

Autokracia albiniane po shfaqet çdo ditë e më hapur përmes keqpërdorimit të buxhetit të Kosovës dhe taksave të qytetarëve e punëdhënësve, të cilët me sakrificë, djersë dhe mund mbajnë gjallë ekonominë e vendit.

Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, qeveria në detyrë po tenton ta shndërrojë paranë publike në instrument për blerje vote dhe nënshtrim social. “Dhurata me vitra” nuk është politikë zhvillimore — është përpjekje primitive për të krijuar varësi dhe kontroll politik mbi qytetarin.

Kosova nuk ka nevojë për vitra propagandistike. Kosova ka nevojë për zhvillim, investime, vende pune, perspektivë për të rinjtë dhe mbështetje reale për bizneset që e mbajnë shtetin në këmbë.

Sot bizneset po përballen me presion të vazhdueshëm: taksa më të larta, barrë administrative dhe politika proteksioniste që e dëmtojnë ekonominë e lirë. Nga njëra anë shteti kërkon gjithnjë më shumë nga sektori privat, ndërsa nga ana tjetër paranë e qytetarëve e përdor për interesa elektorale.

Kjo nuk është qeverisje. Kjo është keqpërdorim i shtetit për pushtet.

Kosova meriton ekonomi të fortë, institucione të ndershme dhe politika që krijojnë mirëqenie — jo varësi sociale e manipulim politik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit