Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka themeluar grupin punues i cili deri në fund të muajit korrik viti do të propozojë modalitetet e programit të pensionimit të parakohshëm në Policinë e Kosovës.
Sveçla tha se grupi punues i cili sot mbajti takimin e parë, do të organizojë konsultime, takime pune dhe sesione dëgjimore me strukturat organizative të Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të identifikimit të sfidave operative dhe nevojave reale që ndërlidhen me pensionimin e parakohshëm.
“Në kuadër të kësaj analize, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit gradual të programit, duke filluar nga mosha 63 vjeç dhe duke u ulur progresivisht deri në moshën 55 vjeç, në përputhje me kapacitetet financiare dhe nevojat institucionale” deklaroi Sveçla.









