Gazeta gjermane: Kosova kërkon lidhje më të ngushta, BE-ja mban distancë

Ndërsa Kosova pret miliona nga Brukseli, marrëdhëniet e pazgjidhura me Serbinë vazhdojnë të pengojnë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, shkruan gazeta gjermane Ziedeutsch Zeitung, referuar vizitës së Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, javën e kaluar në Prishtinë.

Artikulli që mban titullin “Kosova kërkon lidhje më të ngushta, BE-ja mban distancën”, thotë se nëse kishte një arsye për optimizëm në marrëdhëniet midis Kosovës dhe BE-së, atëherë ajo ishte vjeshta e vitit 2024, kur Marta Kos u bë Komisionere për Politikën e Zgjerimit, duke pasuar Oliver Varleyhin.

Një vit e gjysmë pas marrjes së detyrës, Marta Kos vizitoi Kosovën të premten e kaluar – si e fundit nga të gjithë kandidatët për anëtarësim në BE. Mandati është zgjatur edhe sepse kryeministri Albin Kurti ka qeverisur pothuajse me një mandat teknik për më shumë se një vit. “Zgjedhjet e treta parlamentare në 16 muajt e fundit janë planifikuar për 7 qershor”, shkruan gazeta gjermane.

Fakti që vizita e shumëpritur nga Brukseli mbërriti pikërisht tani, pak para zgjedhjeve të ardhshme, kishte një arsye, vazhdon raportimi.

“Deri në vitin 2027, për Kosovën janë ndarë gjithsej 882.6 milionë euro, që korrespondon me pothuajse 25 përqind të buxhetit vjetor të Kosovës. Nëse Prishtina përmbush reformat e para deri më 30 qershor, kësti i parë në shumën prej 90.7 milionë do të mbërrinte nga Brukseli. Kjo konsiderohet e pamundur. Marta Kos paralajmëroi një muaj më parë se pa reforma paratë do të humbisnin përgjithmonë”, vazhdon artikulli.

Qasja e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, nga njëra anë, ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe sistemin gjyqësor, në të cilin Kurti, pavarësisht përkatësisë partiake, njihet për sukseset e tij të moderuara. Megjithatë, Kos kaloi shpejt te tema e përjetshme – marrëdhëniet me Serbinë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja – nuk e kanë njohur deri më tani Kosovën. “Derisa të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën, anëtarësimi i vendit përjashtohet. Ndërkohë, këto pesë vende kanë treguar se njohja e Kosovës varet nga një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”, raporton gazeta gjermane.

“Kështu, BE-ja po ia kalon topin Kurtit”, pohon artikulli, duke shtuar se “ai refuzon të lejojë formimin e një asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse qeveritë e mëparshme u zotuan për këtë në vitin 2013”.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq lë të kuptohet vazhdimisht se nuk do të jetë gati për njohjen zyrtare të Kosovës. Kurti, sipas të gjitha gjasave, nuk do të japë dritën jeshile për asociacionin e komunace me shumicë serbe, Brukseli, nga ana tjetër, nuk ka një qëndrim të qartë as se sa i shpejtë do të ishte një përballje me Vuçiçin, as se si mund të veprojë Kosova”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit