Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Dollc, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar.
Sipas njoftimit të spitalit në Facebook, një nga të lënduarit është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një tjetër vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës, ndërsa dy persona të tjerë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.
“Në bazë të informacioneve të pranuara nga organet kompetente, një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por nuk është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës,” thuhet në njoftim.









