Qesharake | Zëvendësministri i Kurtit dërgon komunikatë, njofton se vizitoi zyrat e ministrisë ku punon

Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dula, bëri një veprim qesharak para dy ditësh, në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.


Ministria në fjalë kishte njoftuar se numri dy i saj kishte vizituar ministrinë “për të njoftuar nga afër stafin”.

“Sot më datë 15.05.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, i shoqëruar nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Ylber Çitaku, realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e ministrisë”, thuhet në komunikatën e para dy ditëve.


“Me këtë rast, Zëvendësministri zhvilloi takime dhe komunikim të drejtpërdrejtë me stafin e ministrisë, ku u njoftua nga afër me angazhimet, detyrat dhe përgjegjësitë e secilit zyrtar në kuadër të funksionimit dhe realizimit të aktiviteteve institucionale të MZHR-së. Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, koordinimit dhe përkushtimit profesional në përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve të ministrisë”, vijon komunikata.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit