Dëmtohen shkronjat e UÇK-së te “Guri i Shpuar” në Kaçanik, hapet rast në polici: Është vërejtur edhe një zjarr

Sot rreth orës 09:45, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë për dëmtimin e simbolit me tre shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar”.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore , shefi i operativës si dhe zyrtarë komunalë e përfaqësues të OVL-UÇK-së.


“Nga hetimet e para dyshohet se simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes. Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave”, tha Veseli.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë”, përfundoi Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit