Policia e Kosovës dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë dëmtuar shkronjat “UÇK” mbi zonën e njohur si Guri i Shpum.
Sipas pamjeve të publikuara nga “S’je kaçanikli, nëse”, një pjesë e shkronjave që simbolizojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës janë dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes kanë qëndruar njësitë policore për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.
Policia ende nuk është dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet.














