Hoxha: Lushtaku e ka një vlerë, e bëri Kajtazin me brojtë UÇK-në dhe Buzhalën me lartësu Shaban Polluzhën

Elvis Hoxha, aktivist i VV-së dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status ironizues në adresë të dy analistëve, Vehbi Kajtazi dhe Berat Buzhala.

Sipas Hoxhës, Sami Lushtaku, ish-komandant i njohur i UÇK-së dhe kryetar i tanishëm i Skenderajt, e ka një vlerë.

Postimi:

Sido që të jetë, Sami Lushtaku e ka një vlerë. E ka shty Vehbi Kajtazin me mbrojt luftën dhe UÇK-në, por dhe Berat Buzhalën e ka shty me lartësu Shaban Polluzhën.

Kështu mund ta kuptoni qartë se ku e shpie UÇK-në dhe Drenicën Sami Lushtaku. Për Saminë, Albin Kurti është argat i Serbisë, ndërsa Fatmir Sheholli është luftëtar i UÇK-së. Samia do të zhytet dhe më shumë, pa merak. Harrova për pak. Edhe Adriatik Kelmendi po mbron luftën e Samisë. Po the se Albin Kurti është kundër UÇk-së, detyrimisht kanë për të ta mbrojt luftën hibridat e pushtimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit