Në 35-vjetorin e rënies, Haradinaj kujton veprimtarin Mentor Tolaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar veprimtarin Mentor Tolaj në 35-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e vlerësoi Tolajn si një veprimtar të guximshëm, i cili që herët iu kundërvu regjimit jugosllav dhe u angazhua për lirinë e vendit.

Ai tha se Mentori dallohej për vendosmërinë dhe gatishmërinë për t’u përballur me armikun, duke shtuar se sakrifica e tij dha mesazhin se populli shqiptar nuk pranonte të jetonte në robëri.


Haradinaj theksoi se idealet për liri u jetësuan më vonë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lavdi Mentor Tolajt dhe të gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit