Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në detyrë, Albulena Haxhiu, lidhur me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Lushtaku ka përmendur ngjarjet e vitit 2016 në Kuvendin e Kosovës, duke pyetur Haxhiun “në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvend”, duke shtuar se qytetarët meritojnë të dinë se si ishte organizuar ai aksion.
Ai ka përmendur edhe bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi, për të cilin tha se “vazhdimisht ka nxitur gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike”.
Postimi i tij:
Edhe Albulena Haxhiut i paska ardhur rendi të flasë për Sami Lushtakun.
Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?
Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit.
Sa i përket bashkëshortit të saj, Alban Krasniqit, ai vazhdimisht ka nxitur gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike.
Ngjarja tragjike e janarit të vitit 2011, ku persona të maskuar nga familja e tij u përfshinë në vrasjen e Skender Limajt dhe plagosjen e Azem Limajt dhe Ilir Limajt për motive politike, mbetet një plagë e rëndë për opinionin publik dhe për vetë demokracinë në Kosovë.
Kur njerëz me një të kaluar të tillë tentojnë të paraqiten si moralizues, kjo është shqetësuese.
Kosovës i duhet qetësi, përgjegjësi dhe gjuhë bashkimi, e jo urrejtje, përçarje dhe standarde të dyfishta









