Përparim Rama mbështet protestën e studentëve në Shkup: Aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë më 18 maj para Urës së Gurit në Shkup, për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe.


Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

“Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës shoti se mohimi i gjuhës nënkupton mohim të indentitetit dhe rrezikim të barazisë.


“Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia.Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit