Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë pas largimit nga “Ferma VIP”, duke folur për eksperiencën e saj, debatet brenda shtëpisë dhe raportin me Adin.
“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa.” u shpreh ajo.
Për lidhjen me Adin, Fabjola tha se gjithçka ka qenë reale dhe jo lojë për kamera.
“Për mua ka qenë reality pastaj show. Vetëm 10% të gjërave i kam bërë për show, të tjerat kanë qenë reale. Dolëm jashtë dhe e vërtetuam.”
Ajo komentoi edhe hyrjen e vëllait të saj në fermë, duke mbrojtur veprimin e tij.
“Vëllai im kishte të drejtë 100%. Ka bërë gjënë e duhur në atë moment.”
Fabjola foli edhe për debatet që çuan në largimin e saj nga formati, duke sqaruar se nuk e kishte personalisht me moderatoren Arbana Osmani.
“Nuk e kam pasur me Arbanën. Personit të parë që do më drejtohej nga studio do ia thoja atë fjalë. Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat. Sepse përfshiu miqtë e saj. Kur kam hyrë aty kam menduar që fermerët i kanë disa procedura kontrolli. aty më është dashur t’i them njerëzve mos shaj. Kam qenë shumë keq psikologjikist. Por shyqyr qe dola dhe jam shumë mirë jashtë.” tha ajo.
Ajo reagoi edhe ndaj Ermal Mamaqi, pas publikimit të një videoje të saj në rrjetet sociale: “Ti merresh me një vajzë 23-vjeçare, ndërsa një gruaje tjetër që tha të njëjtën fjalë i the bravo.”
Në fund, Fabjola pranoi se gjendja e saj psikologjike brenda fermës kishte qenë e rënduar.
“Kam qenë shumë keq psikologjikisht. Më është dashur t’u them njerëzve ‘mos shani’. Por shyqyr që dola dhe jam shumë mirë jashtë.”, tha ish fermerja.









