Dy ditë më parë, u.d. presidentja Albulena Haxhiu, e cila për katër vite ka ushtruar edhe postin e ministres së Drejtësisë, deklaroi se ‘Sami Lushtaku u bë milioner nga politika dhe se duhet të japë llogari’.
Lidhur me këtë ka reaguar Mergim Lushtaku, i biri i Samiut.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se: ‘Ka vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016? Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit”.
Ndërkaq, Haxhiut, goja e së cilës është “plot” me fjalë që dënojnë dhunën, ia ka rikujtuar se bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, nxit gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike.
Tutje Lushtaku ka thënë: Ngjarja tragjike e janarit të vitit 2011, ku persona të maskuar nga familja e tij u përfshinë në vrasjen e Skender Limajt dhe plagosjen e Azem Limajt dhe Ilir Limajt për motive politike, mbetet një plagë e rëndë për opinionin publik dhe për vetë demokracinë në Kosovë. Kur njerëz me një të kaluar të tillë tentojnë të paraqiten si moralizues, kjo është shqetësuese. Kosovës i duhet qetësi, përgjegjësi dhe gjuhë bashkimi, e jo urrejtje, përçarje dhe standarde të dyfishta.









