sh-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, thotë se Agim Bahtiri, Albin Kurti dhe Faton Peci, për vite me radhë kanë ushqyer klimë përçarëse ndaj Drenicës dhe vlerave të UÇK-së, sipas tij, duke tentuar të krijojnë armiqësi mes shqiptarëve për interesa të ngushta politike.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot, si pasojë e kësaj propagande të rrezikshme, një pjesë e mbështetësve të tyre shfaqin më shumë urrejtje ndaj Drenicës dhe luftës çlirimtare sesa ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Millosheviqit.
“Kjo është alarmuese dhe e papranueshme”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Agim Bahtiri sot flet për “unitet” e “bashkim” nga Dukagjini në Drenicë, por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht ai ka qenë ndër zërat që ka nxitur përçarje, gjuhë urrejtjeje dhe ndasi mes Shalës e Drenicës.
Po ashtu, Agim Bahtiri, Albin Kurti dhe Faton Peci, për vite me radhë kanë ushqyer klimë përçarëse ndaj Drenicës dhe vlerave të UÇK-së, duke tentuar të krijojnë armiqësi mes shqiptarëve për interesa të ngushta politike.
Sot, si pasojë e kësaj propagande të rrezikshme, një pjesë e mbështetësve të tyre shfaqin më shumë urrejtje ndaj Drenicës dhe luftës çlirimtare sesa ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Millosheviqit. Kjo është alarmuese dhe e papranueshme.
Kosova nuk ka nevojë për politikanë që ndërtojnë karrierë mbi përçarje krahinore e sulme ndaj historisë sonë çlirimtare. Ka nevojë për unitet të sinqertë, respekt mes shqiptarëve dhe mbrojtje të vlerave kombëtare.
Veç një pyetje mbetet për Bahtirin: Postimin për “unitet” që e publikove në Facebook, a ta ka shkruar Dejona Mihajli apo Hysen Ibrahimi, autori i shumë librave për Agim Bahtirin?









