Shokon Ganimete Musliu: Njësive speciale iu ishte thënë se do të shkonin për aksion në Veri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se ka marrë disa të dhëna lidhur me “aksionin” njësive speciale të policisë në qytetin e Skenderajt, dy netë më parë.

Në bazë të dhënave që ka marrë, Musliu ka thënë se njësitit special të policisë i është dhënë një urdhër i rremë, se kinse do të niseshin për aksion në Veri.

“Në bazë të informatave që kam, njësiti NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë. Atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri. Në rrugë e sipër ata e kuptuan që destinacioni i tyre ishte Skenderaj. Dhe kjo manovër është pikërisht ajo me çfarë do duhej të merrej prokuroria e shtetit”, ka thënë Musliu.

Ish-deputetja ka thënë se struktura komanduese e policisë i është nënshtruar Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës.

“E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshem, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua. Respekt për gratë dhe burrat e uniformuar që treguan rezistencë, qetësi dhe profesionalizëm”, thuhet në reagimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit