“I shoh si manjakë”: Çka thoshte Mulla Osmani për LGBT-në më 2018?

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, i njohur më shumë si Mulla Osmani, ka njoftuar se do të garojë për deputet në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, në listën e Vetëvendosjes.

Njoftimi i tij ka nxitur shumë reagime. Ndër tema më e komentuar ka qenë qëndrimi i Vetëvendosjes për kodin e ri civil, përkatësisht të drejtat e komunitetit LGBT dhe si do të pranohet një gjë e tillë nga hoxha që po e synon ulësen në Kuvend.

Në një intervistë në emisionin “Me Shukin” në vitin 2018, Musliu e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij për këtë çështje, duke thënë se pjesëtarët e komunitetit LGBT i sheh si “manjakë”.

“Ata njerëz që dojnë me ba niqah (kurorë), burrë me burrë ose gru me gru, martonu, e drejtë e juaja, bani çka t’doni, liri, por fëmijë s’keni të drejtë me adoptu kurrë. Pse? Pse ju s’po doni fëmijë, se ju po martoheni me gjini të njëjtë. Në gjini të njëjtë s’ka përparim, nuk ecet përpara” – kishte thënë hoxha.

“Unë ata njerëz i shoh si manjakë, edhe ata m’thonë mua manjakë” – kishte vazhduar ai.

Kur gazetari i kishte bërë një pyetje provokuese, “a me i rrehë, a me i mbytë”, Musliu ishte përgjigjur: “As me i rrehë, as me i mbytë. Le t’i grahin jetës së vet” – kishte thënë në fund ai.

Për ta shikuar këtë pjesë të intervistës, klikoni në videon e mëposhtme:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit