Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shupkovc, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, i cili bëri të ditur se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të trafikut është duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha ai.










