Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Intervistimi i S.L. është kryer. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vazhdojnë”, ka deklaruar ai.
Lushtaku u intervistua sot lidhur me incidentin e djeshëm më kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehanën.









