Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe mbetet “vijë e kuqe e përhershme” për bashkëpunim politik.
Osmani tha se subjekti në fjalë ka marrë pjesë në sulme terroriste duke iu referuar “Banjskës”.
“Ndaj Listës Serbe absolutisht, vijë të kuqe të përhershme, ndaj një subjekti politik që ka marrë pjesë në sulmet terroriste dhe në akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës. Ata akoma e mbështesin një qëndrim të tillë, akoma bëjnë fushatë me një qëndrim të tillë, akoma ndërmarrin veprime që kanë për qëllim ta stopojnë Republikën e Kosovës”, deklaroi Osmani.
Ajo theksoi se nuk kanë as synim dhe as qëllim që të kërkojnë mbështetje apo bashkëpunim me këtë subjekt politik.









