Artistja e re nga Tetova, Era Emurli, duket se është përfshirë në një “konflikt” të vogël në rrjetet sociale me reperen Tayna.
E gjithë situata nisi pasi Era ishte e ftuar së fundmi në emisionin “R Studio”, ku performoi live këngën e saj “Shok e 1 shish”.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte një koment i reperes Doruntina Shala – Tayna, e cila në TikTok i kishte shkruar: “Me tekste të vjedhura nuk e kemi bo”, duke e shoqëruar edhe me një emoji ironik duke qeshur.

Megjithatë, Era Emurli nuk ka reaguar publikisht ndaj këtij komenti, të paktën deri tani.









