Një fëmijë që u aksidentua sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, pasi u godit nga një veturë, është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve të marra, ai është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Policia ka bërë të ditur se po heton rrethanat e aksidentit.









