Peci për incidentin në Skenderaj: Akt qyqar dhe kriminal

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj në mes kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit, kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.


Peci këtë e ka quajtur “si akt qyqar dhe kriminal”.

“Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë”, ka thënë ai.


Kësaj deklarate i ka reaguar i biri i Lushtakut, Mërgimi.

Ai ka thënë:

“Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët.


Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.

Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.


Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Peci? A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit