Gjykata Speciale: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale përmes një postimi në faqen zyrtare në “X” kanë shkruar rreth ndihmës financiare që ofrojnë për pagesën e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarave në rastet kur ata s’mund t’i mbulojnë shpenzimet.

Haga ka bërë të ditur se shtatë nga të akuzuarit kanë pranuar një ndihmë të tillë nga Gjykata, por s’kanë treguar emrat.

“Neni 21 i Ligjit të Gjykatës së Lartë të KSK-së garanton prezumimin e pafajësisë për një të pandehur dhe rendit të drejtat e tjera që i ofrohen një të pandehuri gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo përfshin të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur prej jush gjatë gjyqit. Gjykata e Lartë e KSK-së ka një skemë ndihme ligjore nëse një i pandehur nuk ka mundësi të paguajë për mbrojtjen e tij”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit