Këtë vendim e mori sot Qeveria

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar kërkesën e MPFVLÇ-së për ndryshimin e vendimit të vitit 2024 lidhur me Komisionin për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.

Ndryshimet përfshijnë emërimin e përfaqësuesve të rinj nga Ministria e Drejtësisë dhe MPFVLÇ, me qëllim funksionalizimin e plotë të komisionit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky proces ka rëndësi të madhe për drejtësinë dhe mbështetjen ndaj të mbijetuarve.

“Njohja dhe verifikimi i statusit të këtyre personave mbetet një proces me rëndësi të veçantë institucionale-shoqërore, në funksion të drejtësisë, dinjitetit dhe mbështetjes për të mbijetuarit.”Ministri në detyrë, Andin Hoti, theksoi se zëvendësimi i anëtarëve ishte i domosdoshëm pasi përfaqësuesit aktualë nuk janë më pjesë e komisionit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit