Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se sulmi fizik ndaj zëvendësministrit në detyrë, Hysni Mehanit, erdhi nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Fejza me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se sulmi fizik ndaj Mehanit erdhi nga Lushtaku, teksa aktivistin e LVV’së Bahri Zabelin e sulmoi, siç u shpreh ajo, grupi i tij.
“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve”, ka deklaruar Fejza.
“Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin”.
Postimi:
Sot, teksa po pinim kafe në qendër të Skenderajt, isha e pranishme kur ndodhi një sulm i papranueshëm fizik nga Sami Lushtaku ndaj Hysni Mehanit, ndërsa aktivistin Bahri Zabeli e sulmoi grupi i tij.
Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen.
Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve.
Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin.









