Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka bërë thirrje për arrestimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.
“Koha për arrestimin e Sami Lushtakut“, ka deklaruar Kurti.
Kreu i Komunës së Skenderajt në reagimin e tij tha se pretenduar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tentoi ta sulmojë përmes mekanizmave të tij. Më tej tha se qytetarët reaguan, pas etiketave “Sami Serbia”.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, deklaroi ai.









