spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

“Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar” – VV-ja s’ia kalojnë Korenicës amandamentin për fertilizim të asistuar mjekësor

Vetëm 38 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e amandamentit pesë të deputetit Visar Korenica, i cili propozon që në projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor vetëm çiftet bashkëshortore të kenë të drejtë të vendosin të kenë fëmijë dhe jo individi ose gruaja e pamartuar.

Kjo nuk ka kaluar as në komisionin për të drejtat e njeriut.

Gjegjësisht, pjesë në votim s’ka marrë as një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të partisë së cilës deputeti Korenica i takon.

Ky projektligj ka përplasur disa deputetë të VV’së, i cili kundërshtohet nga Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

“Vetëm 38 deputetë po votojnë, kështu që nuk po e përsëris fare se po duket qysh në fillim një disponim i pamjaftueshëm për me kalu këtë projektligj”, ka thënë kryekuvendari Glauk Konjufca në seancë plenare. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit