Depueti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se ura e ibrit nuk duhet të hapet pa koordinim me aleatët, ndonëse, sipas tij, faji është i bashkësisë ndërkombëtare, e nuk është problem mes popullit shqiptarë e serbë.
Deputeti Humolli tha se pjesa veriore ka qenë proklem nga vitit 1999, kur KFOR-i francez ka larguar pjesën dërmuese shqiptare në bashkëpunim me grupet kriminale serbe.
“Aktualisht qeveria, institucionet e kanë vu nën kontroll pozicionet institucoonale në veri. Derisa janë nën kontroll është absurde të mendohet se pjesa veriore ka mundësi të shkëputet prej Kosove për arsye se Kushtetuta i obligon institucionet tona të funksionojnë në krejt Kosovën e jo kujt t’i tekët të funksionoj në mënyrë individuale”, tha Humolli.
Por, sipas tij, në pjesën tjetër të vendit, Qeveria ka dështuar të krijoj kushte që të mos diskutohet puna e veriut. “Çështjen e urës e kanë shkaktuar ndërkombëtarët, nuk është problem ura mes popullatës shqiptare dhe serbe.
Një pjesë e madhe e popullit tonë ka besuar qorras të bashkësia ndërkombëtare sepse klasa jonë politike nuk i ka sqaruar opinionin çfarë misioni ka bashkësia ndërkombëtare, sepse rezoluta 1244 e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë”, theksoi Humolli.
Qeveria e Kosovës po insiston që ta hap urën e ibrit, porse faktori ndërkombëtarë e ka kundërshtuar këtë, madje shpeshherë janë parë shtim i forcave të KFOR-it mbi urë.









