Enver Hoxhaj nga PDK-ja në RTV21 ka kritikuar Albin Kurtin duke thënë se mënyra se si janë ofruar pozitat institucionale tregon trajtim të padrejtë ndaj Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas Hoxhajt, ofertat e kufizuara për PDK-në krahasuar me partitë e tjera tregojnë, siç tha ai, një qasje diskriminuese në ndarjen e pozitave.
“Fakti që Kurti ia ofroi pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe disa zëvendëskryeministra dhe disa pozita, ndërsa neve na ofroi vetëm pozitën e kryetarit të Kuvendit që zgjidhet me vota të deputetëve, kjo tregon se Kurti e trajtoi PDK-në si Listën Serbe”, tha ai.
Hoxhaj bëri thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke ftuar mbështetësit e PDK-së dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që, sipas tij, besojnë në projektin politik të partisë.
“Ftoj secilin që i beson PDK-së, secilin që ka qenë në UÇK dhe beson në projektin kombëtar politik të PDK-së, të mobilizohemi në zgjedhjet e 7 qershorit. Do të jemi unik, do ta bëjmë betejën, e kemi fort pernime dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme”, u shpreh Hoxhaj.









