Gjesti dhe Loredana në lidhje dashurie? Ish-banorja tregon si qendron e vërteta

Pas aludimeve që qarkulluan në rrjetet sociale për një raport të mundshëm romantik mes saj dhe Gjestit, Loredana ka reaguar për herë të parë publikisht, duke i hedhur poshtë këto zëra.

Ajo sqaroi se Gjestin e ka parë gjithmonë si “një vëlla të vogël” dhe theksoi se mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie romantike.

“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim. Plus, unë kam shije të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien”, u shpreh Loredana.

Këngëtarja komentoi edhe fotot që qarkulluan së fundmi në rrjet, ku ajo dhe Gjesti shiheshin në të njëjtin ambient. Sipas saj, prania e tyre në të njëjtin vend ka qenë krejt rastësore dhe nuk lidhet me asnjë raport personal mes tyre.

Me këtë reagim, Loredana i dha fund spekulimeve, duke theksuar se mes saj dhe Gjestit nuk ka asgjë më shumë se njohje dhe respekt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit