7 Qershori: Mundësia e fundit për kthim te arsyeja politike

Shkruan Ismet Haziri

7 qershori paraqet një mundësi të re për kthim te arsyeja, si në politikëbërje ashtu edhe te vetë votuesi. Këtë duhet ta kuptojnë së pari ata që për dy vite e mbajtën Kosovën në krizë politike dhe institucionale. Përgjegjësinë më të madhe padyshim e mban Lëvizja Vetëvendosje, e cila shpesh ka vepruar jashtë frymës së bashkëpunimit që e parasheh Kushtetuta e Kosovës. Kjo kushtetutë nuk është ndërtuar për dominimin e një partie të vetme, por mbi parimin e balancës, kompromisit dhe bashkëqeverisjes.

Megjithatë, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi një subjekt politik. Edhe partitë e tjera nuk mund të qëndrojnë anash dhe të sillen si spektatore të krizës. Mungesa e vizionit, e guximit politik dhe e përgjegjësisë shtetërore i ka kontribuar thellimit të këtij ngërçi.

Në këtë realitet politik, presidentja Vjosa Osmani mbetet njëra ndër figurat e pakta që vazhdon të ketë legjitimitet dhe mbështetje të gjerë qytetare. Sot, Kosova më shumë ka kryetarë partish sesa liderë politikë me vizion shtetëror. Kjo mungesë lidershipi po e dëmton seriozisht funksionimin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucione.

Një rol të rëndësishëm në këtë moment duhet ta ketë edhe diaspora. Ajo nuk duhet të ndikohet vetëm nga fjalimet emocionale apo retorika populiste e kryeministrit Albin Kurti, por të shohë realitetin politik, ekonomik dhe institucional nëpër të cilin po kalon Kosova. Patriotizmi nuk matet me duartrokitje ndaj liderëve, por me kërkesën për përgjegjësi, stabilitet dhe zhvillim.

Kriza aktuale nuk është krijuar nga një parti e vetme. Ajo është rezultat i një politike të papërgjegjshme dhe i mungesës së gatishmërisë për kompromis. Por përgjegjësia bie edhe mbi ne si shoqëri, të cilët shpesh kemi zgjedhur të mbështesim narrativat emocionale në vend të zgjidhjeve konkrete.

7 qershori duhet të jetë një moment reflektimi dhe një mundësi për ta nxjerrë Kosovën nga ky ngërç politik. Vendi ka nevojë për institucione funksionale, për dialog politik dhe për liderë që e vendosin shtetin mbi interesat partiake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit