Rrëfimi i pikëlluar për luftën e Koshares: Si u tërhoq trupi i Sali Çekut tre ditë pas vrasjes

Në vazhdimin e sotëm, Jeton Pajaziti tregon se si Fadili i kishte marrë me vete kinse për të shkuar në vëzhgim, mirëpo kishin arritur në drejtim të pozicioneve serbe. Afër tyre kishte rënë një predhë serbe, ku ishte plagosur rëndë në pjesën e këmbës Xajë Çelaj, shkran GazetaKosova.net

Atij menjëherë i ishte dhënë ndihma e parë me qëllim të ndërprerjes së gjakderdhjes dhe ishte tërhequr deri te rruga e Rrasës së Koshares. Nga aty ishte marrë nga një automjet për t’u dërguar për trajtim në spital, ndërsa të tjerët ishin kthyer në luftime.

“Ne mbrëmje përsëri ne Cobrat jemi bë bashkë ku të nesërmen më datë 21 prill në mëngjes te ne Cobrat arrin një ushtar për të na njoftuar se ka arritur ushqimi ku dhe kemi shkuar, këtë mëngjes. Fadili ndahet me Naserin pak më lart dhe bisedojnë diçka dukej një bisedë ndryshe, mirëpo Fadili shkoj për një kohë ti vizitoj ushtarët në vijën e parë pastaj u kthye prapë biseduan me Naserin dhe përnjëherë Naseri kërkoj nga ne që të përgatitemi menjëherë të shkojmë të tërheqim ushtarin e vrarë më 19 prill”, tregon ai.

Pajaziti pohon se edhe Fadili ishte me ta, pasi ai e dinte përafërsisht vendin se ku ndodhej trupi i ushtarit të vrarë.

“Vlen të ceki se atë ditë kishte mjegull të kohëpaskohshme dhe riga skllote e shiu çka e kishim më të letë ofrimin deri te trupi i ushtarit të vrare ku fati e deshi që unë të arrij i pari pranë trupit të vrarë dhe të vendosem diku 10 metra para trupit të ushtarit në pozicion luftimi që shokët të ofrohen tek trupi, ku dhe kontaktin e parë me trupin e ushtarit e kishte Isni Rama Raketa, pas tij kanë arritur dhe tjerët Naseri, Afrimi me Fadilin- Bjeshkën kurse Arbeni po ashtu është vendos në pozicion luftimi në anën e kundërt, Raketa pasi e kthej trupin në shpin menjëherë ka fillu të qaj dhe ka thënë kuku po Komandant Saliun e paskan vra dhe e përqafonte, aty u kuptua qe prapa ushtarit të rëndësishëm qëndronte Komandant Saliu”, rrëfen ai.

Sipas tij, pasi që ishin shumë afër pozicioneve serbe, një nga ushtarët e kishte hequr çantën e shpinës dhe të gjitha gjësendet e Saliut që ishin gjetur në trup i kishin vendosur në të, me qëllim që t’i dorëzoheshin familjes. Ndërsa kallashin e Saliut e kishte marrë komandant Bjeshka. Nga vendi ku kishte rënë dëshmori i kombit, Saliu, në krahun e majtë për jelek dhe këmishë e kishte kapur Naseri dhe në të djathtin Isniu, derisa unë me shokët vazhdonim të bënim sigurinë gjatë tërheqjes.

Pasi kishin hyrë në brendinë e zonës së lirë, Naseri ishte kthyer për të marrë snajperin 12.7 mm, që e kishte gjetur më herët në një nga pozicionet e luftimeve të datës 19 prill 1998, ndërsa të tjerët kishin vazhduar tërheqjen e trupit të Saliut. Raketa e kishte vendosur trupin në shpinë.

“Posa kemi arritur te rruga e Rrasës së Kosharës me trupin e Saliut përnjëherë Raketa e nxjerr një flamur kombëtar nga gjoksi ku e mbulon trupin e Saliut me të, në vijën e parë u hapë zjarr nga pozicionet tona përnjëherë kanë filluar dhe granatimet serbe mbi pozicionet tona dhe ne menduam se serbët kishin kuptuar se është bë tërheqja e trupit të Saliut andaj kanë filluar ti granatojnë pozitat tona në Rrase deri në Gomure. Posa kanë pushuar pak granatimet ka arritur njësia për tërheqjen e të rënëve dhe kanë vazhduar më tej me bartjen e trupit të Saliut për varrezat e Bajram Currit, kurse ne ju kemi kthyer luftimeve në vijën parë, ku gjatë luftimeve përpos që luftoja ballëpërballë me armikun serb kohë pas kohe u kërkohej që të kthehem te pozicioni i Topit 75mm në Rrasë të Koshares ku gjendej Milaimi Mazreku me shokë”, pohon tutje ai.

Ai thekson se më 28 prill ishte kërkuar që të paraqitej në bazën komanduese, pasi kishte informacion se një pjesë e familjes së tij kishte kaluar në Shqipëri, përkatësisht në qytetin e Durrësit, ndërsa për një pjesë tjetër nuk dihej fati, pasi ishin ndaluar nga forcat serbe.

“Thënë drejt kisha një parandjenjë se ka ndodhur diçka e keqe me ta ku në fytyrat e komandantëve tanë vërehej sikur dinin diçka se me lehtësi pranuan dhe insistuan që të vizitoj unë një pjesë të familjes time që ishin tani më në Durrës edhe pse e dija se do ju mungoj shokëve të mi për disa ditë në luftime gjegjësisht mu kanë lejuar 5 ditë dhe unë ditën e tretë jam kthyer në front me të kuptuar se 18 anëtarë të familjes time ku në mesin e tyre ishin vrarë nga forcat serbe dhe babai im me kushëri të parë mosha e te vrarëve ishte nga 14 deri në moshën 60 vjeçare. Sipas familjarëve dëgjova se i kishin ndarë nga familja në fshatin Meje, komuna e Gjakovës dhe i kanë pushkatuar posa janë ndarë nga ta. Gjaku më vlonte dhe vendosa që menjëherë ti kthehem luftimeve në Koshare, me tu kthyer në luftime pothuaj se kishin kuptuar gjithë shokët se familjes time i kishte ndodh tragjedi ku i kisha humbur 18 anëtarë me babën, ata më ngushëllonin dhe me bënin edhe më të fort. Për mua ishte dhe një arsye më e shumë që luftën ta vazhdoj deri në çlirimin e vendit. Vlen të ceki se për mua tashmë në rend të par ishte çlirimi i vendit tim dhe të ia sjellim lirinë popullit tonë. Luftimet vazhdonin çdo ditë ku për dallim moti kishte filluar të përmirësohej pasi që tri javët e para të luftimeve ishin përcjell me një mot të ligë. Forcat serbe nuk mundeshin të pajtojnë me disfatën andaj me një luftë të kombinuar mundoheshin që te kthehen prapë në ofensivë për ti rikthyer pozicionet dhe një teren të gjerë që kontrollonim ne, mirëpo tani dhe ne ishim forcuar dhe mirë të pozicionuar si dhe numri ishte shtuar deri diku sa për ti përballuar çdo sulmi të armikut”. Vazhdon…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit