“Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë e tij”, vdes Eliot Engel

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka vdekur ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel.


Rama tha Engel ishte ndër të parë që qëndroi në krahun e Kosovës, kur kjo e fundit kishte më shumti nevojë për miq.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel. Në një kohë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për miq, ai ishte ndër të parët që qëndroi në krahun tonë duke ngritur zërin me qartësi, bindje dhe mbështetje të palëkundur. Udhëheqja e tij në Kongresin e SHBA-ve ndihmoi që kauza jonë të marrë vëmendje ndërkombëtare dhe luajti një rol të rëndësishëm në avancimin e saj. Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë dhe përkushtimin e tij. Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në kujtesën tonë”, ka shkruar Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit