Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore: Pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit s’i kanë paratë dhe as s’e dinë se cilët libra duhet të blejnë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për vonesat në sigurimin e teksteve shkollore, duke thënë se pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e librave dhe nuk e dinë se cilat tekste duhet të blejnë.

Bajrami ka thënë se që nga ndryshimi i sistemit, ku librat nuk sigurohen drejtpërdrejt nga Ministria, por mjetet u transferohen prindërve, çdo fillimvit shkollor shoqërohet me pritje dhe vonesa.

Ajo ka kritikuar edhe ministrin në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çekun, duke thënë se, pavarësisht premtimeve për adresimin e shqetësimeve të prindërve, situata nuk ka ndryshuar.

Sipas Bajramit, vonesat nuk përbëjnë vetëm problem për prindërit, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në procesin mësimor dhe mësimnxënien e nxënësve.

Postimi i plotë:

Sa orë mësimi kushton paaftësia e Ministrisë?

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. E sot, përveç që s’i kanë paratë, nuk e dinë as cilat libra duhet blerë.

Prej se Ministria vendosi që mos të ua sigurojë librat nxënësve, por t’ua qesë paratë prindërve në xhirollogari, çdo shtator e kemi të njëjtën katrahurë: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin prej një librarie në tjetrën dhe fëmijë që e fillojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat, e kjo zgjatë për dikë deri në fund të vitit shkollor.

Prindërit kërkuan kthimin e sistemit të vjetër. Me ndërrimin e ministrit shpresuan se më në fund fëmijët do t’i gjenin librat në bankat e tyre me një shtator, edhe pse ministri në dëtyrë e premtoj se do të merret me shqetësimet e tyre, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tash, pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit jo vetëm që ende presin paratë, por Ministria u thotë të mos i blejnë librat e rekomanduar nga shkollat.

Çfarë dështimi.

Ky nuk është vetëm maltretim i prindërve. Kjo është humbje në mësimnxënie për fëmijët, është regres, siç e kemi parë është rezultat me i dobët nga viti në vit.

Pritjet për këtë Qeveri edhe nga prindërit janë minimale, ata s’po kërkojnë reformat e Finlandës as të Suedisë. A e dini çka po kërkojnë prindërit? Po kërkojnë që me një shtator, secili fëmijë të ulet në bankë me librat para vetes, gjë që ka ndodhë në Kosovë me shumë se një dekadë.

Nëse ministeia nuk arrin me e siguru as këtë, problemi nuk është te librat, problemi është te qeverisja.

Tash e 6 vjet dështim pas dështimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit