AAK: E mbështesim rezolutën e PDK-së si pikë të parë të rendit të ditës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se të premten do të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohen katër marrëveshje ndërkombëtare.

Tahiri tha se gjatë mbledhjes së Kryesisë ka pasur debat edhe për rezolutën e propozuar nga PDK-ja për mbrojtjen e viktimave të luftës, për të cilën AAK-ja ka shprehur mbështetje që të jetë si pika e parë e rendit të ditës.


“Është debat i gjerë rreth rezolutës së propozuar nga PDK-ja. Grupi parlamentar i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e parë. Çështja e dytë ka të bëjë me informatën që dua ta bëj të ditur se deputetja Duda Balje i është bashkuar grupit tonë parlamentar, edhe ajo është në agjendë. Së fundmi ajo që mund të them është që i gjithë debati në kryesi po ndërlidhet me debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Shpresoj që kjo tejkalohet dhe të votojmë marrëveshje ndërkombëtare që janë në interes të vendit dhe të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit