Vrasja makabre e Ilaria Sulës, prindërit rrëfejnë dhimbjen: E përcollëm me fustan princeshe! Nuk jetojmë më, vetëm mbijetojmë

Prindërit e Ilaria Sulës, Gezime dhe Flamur, kanë rrëfyer publikisht dramën e rëndë që po përjetojnë pas vrasjes tragjike të vajzës së tyre, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, i cili rrëfeu krimin pasi fshehu trupin e vajzës dhe u shtir sikur ishte larguar vullnetarisht, duke dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarisë te miqtë e saj dhe madje edhe te prindërit e saj.

Në një intervistë për emisionin “Verissimo” në Itali, ata treguan detaje tronditëse nga momentet e fundit kur kishin kontakt me vajzën e tyre dhe dyshimet se krimi ishte i planifikuar.

“25 marsi 2025 ishte dita e fundit kur kemi folur me Ilarian. Për ne, ajo është vrarë po atë ditë. Ai kishte parashikuar gjithçka”, u shprehën prindërit, duke kundërshtuar deklaratat e autorit në gjykatë se ngjarja nuk ishte e paramenduar.

Alarmi u dha pasi Ilaria nuk zbriti nga treni që duhej ta kthente në shtëpi nga Roma, ku studionte. Familjarët udhëtuan menjëherë drejt kryeqytetit italian dhe bënë denoncimin në polici. Aty, sipas rrëfimit të Flamurit, ata u përballën me autorin e dyshuar.

“Shkuam në Romë dhe bëmë një denoncim. Takuam Markun në stacionin e policisë. Ai tha: ‘Më vjen keq që u takuam në këtë situatë’. Më tha se nuk e kishte parë Ilarian për një muaj sepse ishin ndarë. E pyeta nëse kishte të bënte me zhdukjen e saj dhe ai u betua për varrin e nënës së tij (e cila është ende gjallë), duke thënë: ‘Nuk do t’i dëmtoja asnjë fije floku Ilarias, e dua’”, rrëfen Flamur Sula.

Ndërkohë, gjatë ditëve të zhdukjes, autori kishte dërguar mesazhe nga telefoni i Ilarias për të krijuar përshtypjen se ajo ishte larguar me dëshirë. Ishte vëllai i saj, Leon, ai që arriti të gjurmonte telefonin në shtëpinë e autorit, çka çoi më pas në zbulimin e krimit dhe rrëfimin e tij.

Trupi i pajetë i të resë u gjet më 2 prill, i fshehur në një valixhe dhe i hedhur në një greminë. Sipas hetimeve, në fshehjen e gjurmëve ka ndihmuar edhe nëna e autorit, e cila ka pranuar një dënim prej dy vitesh.

Prindërit e Ilarias shprehen se nuk mund ta falin kurrë këtë akt. “Si mund të kërkojë falje pasi ka pastruar gjakun e vajzës sonë?”, thanë ata me dhimbje.

Në rrëfimin e saj prekës, nëna e viktimës kujton momentet e fundit me të bijën. “Ashtu siç e preka herën e parë kur lindi, e rregullova me duart e mia ditën e fundit. Doja ta laja me duart e mia, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit tim: ‘Dua të blej një fustan për princeshën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë’.

“Shkova t’i blej një fustan dhe këpucë“, thotë Gëzimja, e cila e viziton vajzën e saj në varreza çdo ditë: “Shkoj tek ajo çdo ditë. Ulem dhe i flas për ëndrrat që nuk mundi t’i arrinte. Mezi priste të diplomohej. Sot, Ilaria më jep forcën për të ecur përpara.”

Sot, familja Sula jeton mes dhimbjes dhe kërkesës për drejtësi. “Jeta jonë ka ndryshuar përgjithmonë. Nuk jetojmë më, vetëm mbijetojmë. Do vazhdojmë përpara për djalin tonë dhe për të siguruar drejtësi për Ilarian. Buzëqeshja nuk do të kthehet kurrë në fytyrat tona, por për Ilariaa duhet të ketë drejtësi”, përfunduan prindërit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit