Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fitues Sabit Makiqin, të akuzuar për mashtrim me tenderë, në një kontratë prej rreth 1,7 milion euro për furnizim me uniforma pune, ceremoniale dhe për bendin muzikor të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kontrata pritet të zgjasë tre vite dhe u shpall pas përfundimit të ankesave në OSHP, me nënshkrimin e planifikuar më 7 prill 2026.
Kompania e Makiqit, “A&V Collection”, kishte qenë më parë në listë të zezë për një vit pasi OSHP kishte konstatuar përdorim të të dhënave të rreme në tenderin e Policisë së Kosovës.
Makiqi dhe dy biznesmenë të tjerë, Bujar Shkodra dhe Bashkim Hasanaj, akuzohen për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, përfshirë paraqitjen e mostrave të prodhuesve të jashtëm si produkte të kompanisë së tyre.









